Ka më shumë se një vit qëkur vendi ynë po përballet me pandeminë e Covid-19. Kjo ka bërë që numri i besimtarëve në ritet fetare të përgjysmohet. Edhe në komunën e Gjakovës besimtarët po mundohen që të respektojnë masat dhe të kryejnë ritet e tyre konform vendimit të qeverisë. Kryemimami i xhamisë së Hadumit, Visar Koshi tha se edhe bashkësia islame në Gjakovë, ka respektuar masat anti-Covid. Besimtarët muslimanë janë detyruar të falin namazin në distancë.
Rregullat janë respektuar edhe nga besimtarët katolikë. Padër Ndue Kajtazi tha se edhe në Kishën e Shën Ndout, afirmitet kanë vetëm ata që janë familjarë, dhe festat e meshës janë mbajtur në oborre duke respektuar distancën.
Poashtu edhe në Teqën e Madhe Autoqefale Ballkanike thonë se pandemia ka pamundësuar ritet fetare. Një gjë e tillë po ndodh edhe tani kur besimtarët janë në muajin e shenjtë të Muharremit.
Përfaqësuesit fetar të këtyre tri institucioneve bënë thirrje që të rritet kujdesi për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, duke u respektuar në maksimum masat e parapara për luftimin e këtij virusi.