Pamjet, kur kosovarët i ikin Policisë në Shqipëri me shpejtësi 225km/h

Policia në Fier ka ndaluar dy kosovarë, të cilët kanë qenë duke shkuar drejt Vlorës, me shpejtësi marramendëse.

“Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës. 225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës,  shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMW” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h”, thuhet në njoftim./Telegrafi

https://www.facebook.com/watch/live/?v=551484202701071&ref=external

Read Previous

​Vitia: Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare

Read Next

Arrestohet futbollisti i Evertonit