Pamjet e autobusit nga aksidenti me 45 të vdekur në Bullgari

Janë publikuar pamjet e autobusit maqedonas që ka marrë flakë në një autostradë në Bullgari, ku si pasojë 45 persona humbën jetën.

Në fotografinë e publikuar, shihet autobusi i shkatërruar tërësisht.

Në autobus besohet se kanë qenë 52 persona. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës, shkruan BGNES.

Autobusi maqedonas merr flakë në autostradën e Strumës, 46 të vdekur (i përditësuar)

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është stabile.

Autobusi maqedonas merr flakë në autostradën e Strumës, 46 të vdekur (i përditësuar)

Për aksidentin tragjik, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka dal me njoftim.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministri i Brendshëm Bullgar, Bojko Rashkov, bëri të ditur se hetimi do të vazhdoj gjithë ditën dhe bëri thirrjes që udhëtarët e AM “Struma” të kërkojnë rrugë alternative./gazetasinjali

Read Previous

Presidentja Osmani takon sot kryeministrin kanadez Trudeau

Read Next

21 vjetori i vrasjes së Xhemail Mustafës, i biri kujton si ia kumtoi polici i UNMIKU-t lajmin