Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Phillip Kosnett ka ripotencuar se pozicioni i shtetit të tij mbetet i pandryshuar karshi votimit për president.
Ai i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të qëndrojnë në sallë në mënyrë që të sigurohet kuorumi.
“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim një votim për presidentin në Kuvend. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar një kuorum”, ka shkruar Kosnett. /Gazeta Sinjali