Tregu i madh në Gjakovë sot kishte një numër të madh të shitësve, por jo edhe të blerësve. Ndonëse sipas tregtarëve cmimet janë më të lira se disa javë më pare, interesimi është i ulët. Ardhja e mërgimtarëve fillimish kishte krijuar pritshmëri tek shitësit për përmirësim të situates, por kjo nuk ka ndodhur këtë verë, të paktën jo deri më tani thonë ata.
E për një nga qytetarët çmimet nuk kanë lëvizur shumë fatmirësisht, por gjendja ekonomike e familjeve kosovare vazhdon të mbetet e rënduar sipas tij.
Çmimet variojnë nga tregtari në tregtar, mirëpo tek shumica e atyre që vizituam sot, çmimi i domateve ishte 1 euro kg, 50 cent patatet, 25 cent kg i shalqirit, teksa një çmim më të lartë kanë vezët qësot kushtonin 3.50 euro.