Në testin e maturës nxënësit e gjimnazeve dhe ata të shkollave të mesme profesionale nuk e kanë trajtimin e njëjtë në disa lëndë mësimore. Kjo pasiqë në test kanë numrin e njëjtë të pyetjeve në lëndët shkencore, ndonëse në shkollat profesionale ka më pak orë të planifikuara për lëndët shkencore. Sipas profesorit Arbnor Pajaziti që është pjesë e ekipit në hartimin kurrikulave vendore, duhet të hartohen kurrikulat programore edhe për shkollat profesionale.
Kurrikula nënkupton një sistem të përbërë nga disa elemente me synime arsimore që mundësojnë funskionimin e sistemit arsimor e që mundëson trajtim të barabartë për të gjithë nxënësit andaj kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet.