Zjarrëfikësi, Blerim Kadrija, po u shpjegon të rinjëve dhe jo vetëm atyre se si aktivizohet aparati i cili shërben për shuarjen e zjarrit fillestar. Krejt kjo me qëllim të parandalimit të fatkeqësive të ndryshme. Projekti për “Zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë me bazë në komunitet” u implementua në fshatin Lipovec nga Kryqi i Kuq i kosovës, dega në Gjakovë
Informimi i komunitet për të evituar cdo rrezik të mundshem paraqet një rëndësi te vecantë, prandaj edhe është parë e domosdoshme që të formohen ekipe.
Çanta e ndihmës së parë, aparati për shuarjen e zjarrit, lopata, dorëza dhe shumë produkte tjera që tashmë i gëzojnë banorët e këtij fshati erdhën si rrjedhojë e përkrahjes së Agjencionit Japonez Ndërkombëtar (JICA) .
Është hera e parë që realizohet nje projekt kësisoji, prandaj mbetemi me shpresë që kjo nismë të vazhdojë edhe më tutje, kështu tha Fëllanza Bakija Lama, sekretare e kryqit të kuq në Gjakovë.