Paisje mbrojtëse për banorët e fshatit Lipovec

Zjarrëfikësi, Blerim Kadrija, po u shpjegon të rinjëve dhe jo vetëm atyre se si aktivizohet aparati i cili shërben për shuarjen e zjarrit fillestar. Krejt kjo me qëllim të parandalimit të fatkeqësive të ndryshme. Projekti për “Zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë me bazë në komunitet” u implementua në fshatin Lipovec nga Kryqi i Kuq i kosovës, dega në Gjakovë

Informimi i komunitet për të evituar cdo rrezik të mundshem paraqet një rëndësi te vecantë, prandaj edhe është parë e domosdoshme që të formohen ekipe.  

Çanta e ndihmës së parë, aparati për shuarjen e zjarrit, lopata, dorëza dhe shumë produkte tjera që tashmë i gëzojnë banorët e këtij fshati erdhën si rrjedhojë e përkrahjes së Agjencionit  Japonez Ndërkombëtar (JICA) .

Është hera e parë që realizohet nje projekt kësisoji, prandaj mbetemi me shpresë që kjo nismë të vazhdojë edhe më tutje, kështu tha Fëllanza Bakija Lama, sekretare e kryqit të kuq në Gjakovë.

Read Previous

Parisi do të shndërrojë rrugën më të bukur në botë në një ‘kopsht të jashtëzakonshëm’

Read Next

Si ta kuptoni që vuani nga sëmundja e nxitimit?