Pacienti ikë nga Enti Special në Shtime dhe vjedh një veturë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Të tilla raste janë shumë të shpeshta dhe ndodhin shpesh edhe në hapësira e parkingje publike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën pasdite, në fshatin Babush në Ferizaj, ku një shofer kërkoi ndihmën e Policisë, pasi nuk e gjeti veturën ku e kishte parkuar.

Sinjali mëson se pasi viktima e raportoi rastin, Policia u aktivizua, me ç’rast vetura u gjet në një lagje të Prishtinës, të dielën në mëngjes.

Burimet nga Prokuroria thonë se pas identifikimit të personit të dyshuar, i njëjti doli të jetë një pacient i Entit Special në Shtime, i cili kishte arritur të ikë nga ky institucion.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për B.A., i cili e kishte vjedhur veturën dhe më pas është larguar nga Ferizaj në drejtim të kryeqytetit.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti, ndërsa i dyshuari të kthehet sërish në Institutin special./Sinjali/

Read Previous

Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999: Millosheviq u bind që po humbiste

Read Next

NATO fillon stërvitjen më të madhe të dislokimit të forcave ajrore në Evropë