Pacientët me kancer duhet të vaksinohen kundër COVID-19

Pacientët me kancer kanë më shumë gjasa të preken nga COVID-19 që çon në numër më të lartë të të prekurve dhe vdekshmëri të lartë tek ata.

Sipas dr. Suhas Agre, onkolog në Hill Hospital, marrë parasysh faktin që COVID-19 prek mushkëritë dhe sistemin imunitar personat me kancer të mushkërive kanë rrezik më të madh të kontraktimit të infeksionit, pasi funksioni i tyre i mushkërive është komprometuar tashmë.

“Jo vetëm kjo, disa lloje të kancerit ndikojnë në funksionin e organeve, si të mushkërive ose veshkave. Me funksion të reduktuar të organeve njerëzit e kanë të vështirë ta luftojnë infeksionin COVID-19”, ka thënë ai.

Ndërkaq sipas onkologut kirurgjik, dr. Tanveer Abdul Majeed, pacientët me kancer nuk duhet të kenë dilema sa i përket vaksinimit kundër COVID-19.

“Pacientët të cilët janë diagnostifikuar me kancer kanë frikë të vaksinohen kundër koronavirusit. Por, vaksinat janë shumë të sigurta, pandaj vaksinimi duhet të bëhet sa më shpejt – pa frikë”, ka thënë ai./Botasot

Read Previous

Kosovë, 28 përqind më pak nxënës në shkolla se para 12 vjetësh

Read Next

Sa qëndron alkooli në trup?