Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, Ushtria Serbe dhe forcat paraushtarake serbe dëbuan me dhunë rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe vranë më shumë se 13,000 qytetar të tjerë. Me hyrjen e Natos dhe UCK-së, forcat serbe u tërhoqën, dhe civilët serbë bashkëpunëtor të tyre në krime u larguan nga Kosova. Pothuajse çdo serb që ishte ende në Gjakovë në fund të luftës u evakuua në një kolonë të organizuar me nxitim në qershor të 1999-ës. Por sot pas 22 vitesh në qytetin që më së shumti pësoj nga lufta është kthyer për të jetuar në banesën e saj një shtetase serbe, por kjo gjë është tërësisht e papranueshme për popullin shqiptar. Ajo jeton në këtë banesë në lagjen Orize, e cila ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë muze të familjes Qerkezi. Kthimin e saj dhe të asnjë serbi nuk po e pranon nëna heroike Ferdonije Qerkezi të cilës ju vranë 4 djemtë dhe bashkëshorti nga dora kriminale serbe. Ajo ende i kërkon trupat e më të dashurve të saj përderisa serbët kthehen në Gjakovë. E asaj nuk po i kthehen as eshtërat e fëmijëve.https://www.syri-vision.tv/
Nënë Ferdonija zgjidhje për këtë e sheh protestën ku dhe kërkon sensibilizim të qytetarëve të komunës tonë.
Lajmin për kthimin e shtetases serbe nuk e pranon dhe po e vuan ajo që ende i ka plagët e hapura, Luljeta Sharani.
Rënd po e përjeton edhe Bekrije Sulejmani të cilës pikërisht nga serbët iu vra djali 13 vjeçar Florenti.
Përderisa kujtimet ende janë të fresktëa e plagët të pa shëruara të nënave gjakovare, institucionet e Kosovës në vend që të kërkojnë drejtësi dhe të zbardhin fatin e të pagjeturve, ato lejojnë kthimin e një qytetare e cila ka shtetësinë e vendit që kreu krime në vitet 98-99 dhe për 100 vite pushtoj e cenoj lirinë e popullit shqiptar. Në vitin 1998-1999 ushtria dhe policia serbe bashkë me civilët serb të armatosur hyn cep më cep të Gjakovës ku vranë shum qytetar të pafajshëm të komunës, prej tyre 112 fëmijë. Poashtu janë vrarë dhe masakruar 1029 qytetarë të Gjakovës dhe 33 qytetarë nga komunat tjera që në atë kohë lufte ishin në qytetin tonë të strehuar nga zonat e luftës.Ndërsa ende nuk dihet për fatin qindra të zhdukurve. Pushtuesit shovenist serb edhe pas 22 vitesh jo vetëm që nuk kërkuan falje për krimet e kryera dhe jo vetëm që nuk e pranojnë qenësinë tonë si shtet, ata edhe sot po vrasin duke mos na mundësuar të varrosim me dinjitet familjarët tanë të cilët ende janë në varrezat masive në Serbi. Sipas burimeve të televizionit Syri serbja në fjalë mund të jetë me mision në komunën tonë vetëm për të provokuar familjet e viktimave të luftës së fundit dhe per kete arsye kane filluar te organizohen per nje protest.https://www.syri-vision.tv/