Pa truproja dhe me tren drejt Italisë, fotoja e Presidentit të Austrisë bëhet virale

Një foto e publikuar së fundmi nga presidenti i Austrisë është kthyer në virale në rrjetet sociale. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Edhe pse në një udhëtim zyrtar, kreu i shtetit të Austrisë është parë i vetëm pa shoqërinë e e truprojave, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.

Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre. /abcnews.al

Read Previous

Vetëm 9 vende evropiane pritet të përmbushin objektivat e BE-së për klimën

Read Next

ASK-ja konfirmon që për tre muajt e parë të këtij viti u hapën mbi 3 mijë biznese