Pa prit pak, omleta rrezik për shëndetin?

Omletë me perime, djathë dhe pak proshutë ose një vezë e zier tingëllon mëngjesi ideal, por mund të të rrezikojë seriozisht jetën.

Studiuesit zbuluan se gjysma e një veze, përfshirë të bardhën dhe të verdhën rrit gjasat e vdekjes me shtatë përqind, pra dikush që konsumon një të plotë në ditë rrezikon me 14 përqind. Po kështu, raportohet se e verdha është shumë më problematike se e bardha, ndaj duhet shmangur sa më shpesh.

Studiuesit kinezë që ndërmorën vëzhgimin në fjalë besojnë se shkak është niveli i lartë i yndyrës dhe kolesterolit në vezë. Ata këshillojnë që njerëzit duhet të përdorin vetëm të bardhat ose të kalojnë në zëvendësime më të shëndetshme të vezëve, të cilat ulin rrezikun e vdekjes. Zëvendësimi i një sasie ekuivalente të gjysmës së vezës me arra ose bishtajoreve uli shkallën e vdekshmërisë me një të tretën e saj.

Studiuesit u dhanë nga një pyetësor më shumë se 500 mijë amerikanëve midis viteve 1995 dhe 1996 dhe i vëzhguan ata për 16 vjet.

“Në këtë studim u vu re se konsumimi i vezëve u shoqërua me shkaqe tepër të rrezikshme, sëmundje kardiovaskulare dhe vdekshmëri nga kanceri. Vdekshmëria lidhet me konsumin e shpeshtë të vezëve dhe ndikohet kryesisht nga teprica e kolesterolit”.

Read Previous

117 vjeçarja i mbijeton virusit, “As nuk e kuptova që e kisha”

Read Next

Hoti: LDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti