117 vjeçarja i mbijeton virusit, “As nuk e kuptova që e kisha”

Portrait of the new doyenne of the French who lives in Toulon. This is Lucille Randon said sister Andree, aged 113 years. Portrait de la nouvelle doyenne des Français qui réside à Toulon. Il s’agit de Lucille Randon dite sœur Andrée, âgée de 113 ans

Murgesha franceze e quajtur Lucile Randon është personi më i vjetër në Europë që i ka mbijetuar virusit Covid-19.

Ajo ka lindur në vitin 1904 dhe këtë javë do të festojë 117 vjetorin e lindjes.

Motër Andrée rezultoi e infektuar me Covid-19 muajin e kaluar në shtëpinë e të moshuarve Sainte-Catherine Labouré. Në shtëpinë e të moshuarve, 81 nga 88 të moshuarit u prekën nga virusi, ndërsa fatkeqësisht 10 prej tyre ndërruan jetë.

Sipas mediave të huaja, murgesha nuk kishte pasur simptoma të Covid-19, mirëpo kishte qëndruar e izoluar në dhomën e saj dhe nuk kishte marrë pjesë në meshë, për të mos pasur kontakte me askënd.

Stafi i shtëpisë së të moshuarve u tregoi gazetarëve se i vetmi ‘shqetësim’ i 117-vjeçares kishte qenë vetmia.

“As që e kuptova se e kisha,” tregoi e moshuara për gazetën “Var-Matin”.

Nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja. Jam e lumtur që jam me ty, por do të dëshiroja të isha diku tjetër – të bashkohesha me vëllain tim të madh, gjyshin dhe gjyshen time.”- shtoi ajo.

Zëdhënësja e shtëpisë së të moshuarve tregoi për mediat se Motër Andrée ishte treguar trime ndaj virusit.

“Ajo nuk më pyeste për shëndetin e saj, por për rutinën. Donte të dinte për shembull nëse vaktet do të ndryshonin. Ajo nuk tregoi frikë nga sëmundja. Në fakt, ishte më e shqetësuar për banorët e tjerë,”- tregoi zëdhënësja.

Read Previous

Kurti injoron Mustafën, ‘Kosova është para një referendumi gjithëpopullor’

Read Next

Pa prit pak, omleta rrezik për shëndetin?