Me rastin e shënimit të 77 vjetorit të çlirimit të Gjakovës nga okupatori nazifashist si dhe përvjetorit të themelimit të brigadës së 7 sulmuese kosovare në Gjakovë, Organizata e veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora tek bustet e heronjëve të cilët dhanë jetën për lirinë e atdheut. Fillimisht homazhe u bënë tek busti i heroit Emin Duraku.Përve veteranvë dhe anëtarëve të kryesisë të pranishëm ishin edhe familjarë cilët thanë se e tërë Shqiptaria duhet të mburret me veprën dhe figurat të këtyre heronjëve.
Në këtë përvjetor homazhe bënë edhe tek varrezat e qytetit, me ç’rast përkujtuan edhe dëshmorët dhe heronjët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës të cilët dhanë jetën në luftën e fundit të Kosovës. I pranishëm ishte edhe nënkryetari I komunës së Gjakovës Flamur Fetahu. Të gjithë bashkarisht kurora me lule vendosën edhe tek varri i heroit dhe komandantit të asaj kohe Fadil Hoxha.Pikërisht me luftën heroike që zhvilloi, Fronti Nacional-çlirimtar e kreu misionin historik dhe i arriti objektivat themelorë strategjikë: çlirimin e vendit dhe rivendosjen e pavarësisë kombëtare u tha me këtë rast.
Përmes këtij përkujtimi u përcoll mesazhi se gjeneratat e reja duhet të përcjellin ndjenjën e dashurisë por edhe të sakrificës , patriotizmit dhe luftës për lirinë e atdheut.