Osmanit do t’i jepet çmimi M100 Media Award në prani të Olaf Scholz

Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për, siç tha dje Presidenca, përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për “punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave”.

Këtë çmim e ka pranuar edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Për këtë ka shkruar sot ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili lavdëroi Osmanin për angazhim ndaj vlerave të përbashkëta.

“Urime Vjosa Osmani për këtë çmim që do të jepet në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në BE dhe më gjerë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz./Express/

Read Previous

Shqipëri: 71.5% e eksporteve drejt BE-së, Italia partneri kryesor

Read Next

Nga krimi kibernetik te terrorizmi, drejtori i FBI-së thotë se Amerika përballet me shumë kërcënime