Osmani: Vlerësojmë kontributin e komunitetit rom në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre.

Osmani ka thënë se vlerëson kontributin e komunitetit rom në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne festojmë kulturën e pasur, historinë dhe arritjet e komunitetit tonë rom dhe vlerësojmë kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë”, ka pohuar ajo.

Presidentja ka shkruar tutje në profilin e saj në Twitter se “gjithashtu reflektojmë mbi punën që duhet bërë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë”. /Telegrafi/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

Kurti për marrëveshjen e KEK-ut me kompaninë amerikane: Do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW