Osmani uron Zelenskyn në Ditën e Pavarësisë: Jemi me ju derisa Ukraina të fitojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në ditën kombëtare të shtetit ukrainas.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron krah Ukrainës dhe popullit të saj në çdo veprim derisa fitorja e luftës t’i shkojë Ukrainës.

“Letra ime drejtuar presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas në ditën e tyre kombëtare. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë”, ka shkruar Osmani.

Read Previous

Shqiptohen afro 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

Read Next

Marrëveshja mes Kosovës e Danimarkës për 300 qeli burgu në proces të finalizimit