Osmani uron kandidatët që fituan në raundin e dytë të zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja falënderoi qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uroi fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.

Presidentja falënderoi institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar.

/Telegrafi/

Read Previous

Të gjitha parregullësitë në qendrat e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve lokale në Kosovë

Read Next

Borrell: Situata në Ballkanin Perëndimor “nuk është edhe aq e mirë”