Osmani uron Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare.

Në një postim në profilin e saj në “X”, Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidentin e Bullgarisë, ku ka uruar për ditën kombëtare të tyre.

“Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka shkruar Osmani./Telegrafi/

Read Previous

Një disk optik i gjeneratës së ardhshme mund të mbajë 14,000 filma 4K

Read Next

​Shtatë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt