Osmani udhëton në Paris me ftesë të Macron, merr pjesë në Samitin e Frankofonisë

Foto: VALDRIN XHEMAJ

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëhtuar për në Paris për të marrë pjesë në Samitin e krerëve shtetërorë të Frankofonisë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e presidentes, përmesë një komunikate për media, të enjten, të cilët kanë njoftuar se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e kësaj organizate.

Gjatë qëndrimit në Paris, e para vendit do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.

Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë. /Albanianpost.com

Read Previous

Rritet numri i turistëve në Gjakovë

Read Next

Politika e Von der Leyen për Kinën përballet me momentin e së vërtetës