Osmani takon presidentin e Mauritanisë, temë forcimi i pozitës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork, është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se me presidentin Ghazouani ka diskutuar edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

 “Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani. /RTKlive

Read Previous

Raporti: Ekonomia globale do të rritet me 3.2 për qind në 2024 dhe 2025

Read Next

Nis sezoni i ri i Europa League