Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Liberisë, Joseph Boakai, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve respektive.
Takimi është zhvilluar në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 20-vjetorit të MCC-së, i organizuar në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, derisa lajmi u bë i ditur nga Osmani, përmes një postimi në Facebook
“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me Presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, ka shkruar Osmani. /Albanianpost.com