Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Takimi i tyre ka ndodhur në Zvicër ku Osmani po qëndron në kuadër të Samitit për Paqe për Ukrainën.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!” /Klankosova.tv/

Read Previous

Scholz për Biden: Është një nga politikanët më me përvojë në botë

Read Next

Rekord, shpenzimet globale për armët bërthamore janë rritur me 13%