Osmani takon Mbretin Charles III dhe kryeministren Truss

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër.ADVERTISING

Gjatë kësaj ceremonie Osmani ka takuar Mbretin Charles III dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Osmani ka shkruare se Mbretëresha Elizabeth II do të mbahet mend si simbol i forcës.

“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani.

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.

Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjashtë sirianë tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë

Read Next

Borrell mbledh në New York liderët e Ballkanit Perëndimor