Osmani takon kryeministrin e Luksemburgut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Liderëve të EPC-së, është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Presidentja Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se si aleatë demokratikë shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

Ndërsa, ka treguar se temë diskutimi ka qenë rruga euroatlantike e Kosovës.

“Në Samitin e Liderëve të EPC-së, kisha kënaqësinë ta takoj edhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Si aleatë demokratik, shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit. Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë Kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka shkruar Osmani në Facebook. /KosovaPress/

Read Previous

“Ai ka një lëndim serioz”, Koeman kritikon ashpër Barcelonën për gjendjen e De Jong

Read Next

Nisin kërkimet arkeologjike në palafite në Pogradec, arkeologu zviceran: Duam të zbulojmë si jetonin njerëzit këtu