Osmani takon gazetarët ukrainas: Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot gazetarët ukrainas që ndodhen në Kosovës.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës i siguroi gazetaret që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë”, që Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja!

“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, i sigurova gazetaret që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e programit ‘Gazetarët në Rezidencë’, që Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja!

Në një bashkëbisedim frymëzues me to, potencova mbështetjen tonë të plotë për punën e tyre të guximshme në mbrojtjen e së vërtetës dhe në forcimin e miqësisë në mes të popujve tanë”, shkruan presidentja. /Telegrafi/

Read Previous

Ukraina shënon 31-vjetorin e pavarësisë në luftë, Zelensky: Do të marrim dhe Krimenë

Read Next

363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë