Osmani takon Begajn në Bërdo Brione

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Bërdo Brione presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Osmani ka deklaruar se me Begajn janë takuar për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra.

“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani është në Mal të Zi ku sivjet mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

Takimi vjetor i liderëve  thuhet se do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE./Koha.net

Read Previous

​Ish-kryeshefi i KEK-ut deklarohet i pafajshëm për akuzën për korrupsion

Read Next

Mori veturën me qira dhe e shiti, arrestohet i dyshuari