Osmani takohet me ministrin australian

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me ministrin për Shërbimet Qeveritare të Australisë, William Richard Shorten, në Zvicër në kuadër të Samitit për Ukrainën.

Ajo u shpreh se e ka falënderuar atë për mbështetjen e Australisë që i ka dhënë Kosovës.

“Së bashku, diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera, zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe rolin e paçmuar të diasporës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë të qëndrueshëm”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

Read Previous

Rusia i quan përshkallëzim komentet e Stoltenberg për armët bërthamore

Read Next

IKPSHK apelon për kujdes ndaj temperaturave të larta