Osmani sot pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta pres në takim ndihmës-administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Kështu ka bërë të ditur presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë. Mbështetja vijon për shoqërinë civile, por edhe te afarizmat.

Misioni kryesor është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut./Sinjali/

Read Previous

Vranët dhe diell, ky është parashikimi i motit për sot

Read Next

Ligji i Pagave, paralajmërohen sërish protesta