Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas kthimit të eshtrave të shtatë viktimave që u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, kat kërkuar që kjo e fundi t’i kthejë më shumë se 1 mijë e 600 personat që ende mungojnë.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se sot është një ditë e vështirë, por njëkohësisht e rëndësishme për familjarët e viktimave.
“Një ditë e vështirë por e rëndësishme për familjet e të zhdukurve me dhunë nga Kosova. Trupat e të dashurve të tyre të gjetur në varrin masiv Kizevak në Serbi, janë kthyer pas 22 vitesh vuajtje, pikëllim dhe dëshpërim të thellë. Më shumë se 1600 akoma mungojnë – Sillni në shtëpi!”, ka shkruar ajo në Twitter.
/GazetaSinjali/