Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim njoftues Ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilit i uroi mirëseardhje të përzemërt dhe suksese në mandatin e tij të ri.

Presidenca njofton se gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e gjatë dhe të qëndrueshëm që OSBE-ja ka ndërtuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

“Ajo theksoi rolin kyç që ky mision ka luajtur në forcimin e demokracisë, promovimin e qeverisjes së mirë dhe avancimin e sundimit të ligjit në vendin tonë. Në takim, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe përkrahjen e grupeve të margjinalizuara./rtklive

Read Previous

LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës

Read Next

Inteligjenca ukrainase zbulon një rrjet spiunazhi hungarez