Osmani pritet nga Presidenti i Tunizisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur nga Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteve anëtare.

Osmani ka potencuar se gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore. /KosovaPress

Read Previous

Kusari-Lila paralajmëron gjetjen e një zgjidhjeje për targat: S’duhet të ketë eskalim të situatës në veri

Read Next

Policia shqiptoi 1 mijë e 711 gjoba trafiku në 24 orët e fundit