Osmani pritet nga Macron, në hapje të Samitit të Frankofonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në hapje të Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë, në kryeqytetin francez, Paris.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se së bashku me Macron-in, është pritur edhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiëabo.

“Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, shkroi e para vendit. /Albanianpost.com

Read Previous

SHBA-ja vlerëson rolin e Shqipërisë në luftën kundër kërcënimeve kibernetike

Read Next

De Bruyne jashtë skuadrës së Belgjikës Nations League