Osmani pritet nga kryeministri Starmer në Pallatin Blenheim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Londër, në Pallatin Blenheim është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer. Ajo ka falënderuar kryeministrin britanik “për pritjen e ngrohtë”.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Pallatin Blenheim, kryeministër Keir Starmer”, shkruan Osmani në rrjetin social X.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Sipas njoftimit, Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Po ashtu Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”./rtklive

Read Previous

25 vite nga vdekja e artistit Pandi Raidhi, mbi 200 roleve në teatër dhe filma

Read Next

Dani Olmo: Dua një klub që fiton