Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se në takim, Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme.

Tutje Osmani theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatë për media./21Media

Read Previous

Qeveria ndalon TikTokun në institucionet publike

Read Next

Peci pret në takim Ministren e Bujqësisë së Shqipërisë