Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Kuvajtit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Kuvajtit në Kosovë, Faisal Musaileem të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve

Në këtë takim, Presidentja shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes edhe në të ardhmen nga ky shtet.

Ndërkaq ambasadori Musaileem, shprehu interesimin për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në fusha të ndryshme dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti i gatshëm të organizojë zgjedhje në veri: Masat e BE-së po na dëmtojnë

Read Next

Përfituan 20 mijë euro duke mashtruar me para të falsifikuara përmes TikTokut, arrestohen pesë persona