Kurti i gatshëm të organizojë zgjedhje në veri: Masat e BE-së po na dëmtojnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë dhënë “Bloomberg” ka thënë se ka urgjencë për ta implementuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të organizojë edhe zgjedhje në veri,

Tutje, në lidhje  me masat nga BE, ai ka thënë se po e dëmtojnë ekonomikisht Kosovën në aspektin e mbështetjes financiare.

“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve dhe granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë ai.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA duan ta ndihmojnë Kosovën, por gjithashtu duan ta largojnë Serbinë nga ndikimi rus”, tha kryeministri. 

/Lajmi.net/

Read Previous

Kalon rreziku i përmbytjeve në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë

Read Next

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Kuvajtit