Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit: Fëmijë, gra, pleq e burra u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit.

Presidentja Osmani theksoi se sot kujtojnë edhe 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat.

“Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm.

Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Read Previous

Thaçi: E gjithë bota e di, “shtëpia e verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë

Read Next

Fotot e The Beatles shiten në ankand për 5 mijë paund