Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian ë 16 maj do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Tiranë të Shqipërisë.

Nga Kosova në këtë samit do të shkojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Express

Read Previous

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Read Next

Mbyllen tri institucione serbe në Mitrovicë të Veriut