Osmani për vdekjen e Rexhep Ferrit: Krijimet e tij, testament për ne dhe brezat pas nesh

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Ferrit.

Osmani tha se Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës, ndaj emri i tij do të mbetet i skalitur përherë në kujtesë nëpërmjet krijimeve të tij artistike të larmishme, të cilat do të mbeten testament për ne dhe brezat pas nesh.

“Kosova sot humbi akademikun, piktorin, poetin, prozatorin e eseistin Rexhep Ferri. Mjeshtëria e tij krijuese ka gërshetuar mrekullisht pikturën me letërsinë, të cilave nuk iu nda gjatë gjithë jetës”, shkroi e para e vendit në Facebook.

“Akademik Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës, ndaj emri i tij do të mbetet i skalitur përherë në kujtesën tonë nëpërmjet krijimeve të tij artistike të larmishme, të cilat do të mbeten testament për ne dhe brezat pas nesh”.

“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Ferrin!”. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Lansohet kampanja “Evropianët e artë” në prag të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”

Read Next

Konjufca për Rexhep Ferrin: Veprimtaria e tij e vendosi në mauzoleun e të pavdekshmëve