Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë.

Osmani, mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Kadaresë, ajo është shprehur se me zemër të rënduar i tha lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën.

Po ashtu Osmani ka theksuar se për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën.

“Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook. /RTKlive/

Read Previous

Parkimi i makinave në hapësira të gjelbra, dëmtohet dukshëm natyra

Read Next

Konjufca: Kadare i dha aq shumë kombit shqiptar