Osmani nis takimin me liderët partiakë

Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën ka nisur takimin me liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër. Në takim nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Në takim janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mimoza Kusari-Lila përfaqëson partinë Alternativa, kurse Faton Peci udhëheq “Listën GUXO”.

Në ftesën që presidentja u ka dërguar liderëve partiakë është paraparë që zgjedhjet të mbahen mes datave 26 janar dhe 16 shkurt të vitit 2025.

Pas takimit është paralajmëruar konferencë për media nga Osmani./Koha.net

Read Previous

“20 Minuten” krahason Zvicrën me Kosovën

Read Next

SHBA është gati të prezantojë një rregull të ri për të kufizuar eksportet e pajisjeve të çipeve të AI në Kinë