Osmani nga Podgorica: Rikonfirmoj përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm brenda institucioneve euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga Podgorica e Malit të Zi ka rikonfirmuar edhe njëherë përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin për një të ardhme të sigurt brenda institucioneve euroatlantike.

Osmani ka përgëzuar homologun e saj malazezë, Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetmë të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike.

Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatović për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetmë të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar Osmani. 

/Telegrafi/

Read Previous

Rinovimi i Camp Nou, ja ku do të luajë Barcelona sezonin e ardhshëm

Read Next

Von der Leyen bisedon me Kurtin: Theksova nevojën urgjente për kthim në dialog