Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të Samitit të Paqes së Ukrainës në Zvicër, në të cilin ka qenë pjesëmarrëse për katër ditë ka kërkuar se ngjashëm siç u bënë shtetet demokratike shpëtimtarë për Kosovën, tashmë duhet të bëhen edhe për Ukrainën.
“Ju erdhët në shpëtimin tonë dhe tani më dhatë një shans të kthehem, 25 vjet më pas dhe ju falënderoj që u bëtë shpëtimtarët tanë. Shpresoj t’u jepni të njëjtin shans fëmijëve të Ukrainës”, ka thënë Osmani para të pranishmëve.
Për Osmanin, Rusia s’është duke rrezikuar vetëm Ukrainën, por edhe Evropën.
“Që nga 22 shkurti, bota ishte dëshmitare e një agresioni që kërcënon jo vetëm sovranitetin e një kombi, por edhe vetë shpirtin e Evropës”.
Osmani, kishte udhëtuar për në Zvicër, të premten për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.
Në këtë samit ishte thënë se liderët botëror do të diskutojnë për rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.
“Do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë”.
Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.
Teksa ka zhvilluar takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, nga të cilët ka kërkuar që të ketë rritje të bashkëpunimit me Kosovën. /Albanianpost.com