Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Ndër të tjera në këtë takim thuhet se është diskutuat edhe për takimet që Osmani i ka zhvilluar me liderët e subjekteve politike lidhur me bllokadën e krijuar në procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25”, thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin.
Osmani dhe Prattipati thuhet se kanë diskutuar për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, siç thuhet, “duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”./koha.net