Osmani me Hovenierin diskutojnë për kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten është takuar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në kuadër të takimeve të rregullta me të cilin ka biseduar për sigurinë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media.

“Me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me Hovenierin, me të cilin ka diskutuar për vizionin e Kosovës.

“Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar ai.

Osmani dhe Hovenier kishin zhvilluar takimin e fundit më 2 maj.

Të cilët kishin diskutuar për largimin e masave kufizuese të Bashkimit Evropian (BE).

Zyrtarët e BE-së vazhdimisht nënvizojnë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës që u implementuan në bazë të deklaratës së 27 vendeve anëtare të 3 qershorit 2023, do të tërhiqen vetëm atëherë kur ekzekutivi kosovar të bëjë hapa konkretë në drejtim të deeskalimit të situatës në veri, përfshirë hapjen e procedurave për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./Albanianpost.com

Read Previous

5 qytete të lashta që nuk ekzistojnë më

Read Next

Zbulohet skuadra e sezonit në Bundesliga