Osmani: Masat ndaj Kosovës nuk e ndihmojnë dialogun

Presidentja Vjosa Osmani i kërkoi Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin për ti dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.

Siç bëhet e ditur, ajo i bëri këto deklarata gjatë një dreke me liderët e tjerë të rajonit, të organizuar nga kryediplomati i BE-së, Jozeph Borrell në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Mes të tjerash, Osmani ka vlerësuar se masat e ndërmarra ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut dhe prekin interesat e mirëqenien e qytetarëve.

Sakaq presidenti Aleksandar Vuçiç, deklaroi pas takimit se Serbia është e hapur ndaj “bashkëpunimit konstruktiv në rajon”. Në takim ishte I pranishëm edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj. /A2news/

Read Previous

Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina

Read Next

Arrestohen dy persona në veri për krime lufte, dy të tjerë në kërkim