Osmani: Masakra e Mejës është testament i dhimbjes së vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, nga ceremonia përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka thënë se kjo ngjarje është Srebrenica e Kosovës.

“Meja është testament i dhimbjes së vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. Lëndina e pikëllimit është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore, është Srebrenica e Kosovës. Ky vend është thirrja jonë më e fuqishme për drejtësi, është personifikim i rrugës së vështirë dhe sakrificës nëpër të cilën kemi kaluar si popull”, ka thënë ajo.

Osmani e ka cilësuar Mejën si njollë të barbarizmit dhe shovinizmit të regjimit të Millosheviqit.

“Masakra e Mejës duhet të vazhdojë të jetë njolla më e përgjakshme në ndërgjegjen e urdhërdhënësve dhe kryerësve të kësaj masakre të tmerrshme, që ka dëshmuar qëllimin e atij regjimi për shfarosje të popullit shqiptar”, ka deklaruar Osmani.

Ndërkaq ceremonia përkujtimore ka nisur me një minutë heshtje e intonime të himnit kombëtar dhe shtetëror, nën prezencën e të mbijetuarve të ngjarjes e personaliteteve të rëndësishme. /RTK/

Read Previous

​Përfundon gara për Loriana Kukën në Evropianin e xhudos në Zagreb

Read Next

25-vjetori i masakrës së Mejës, ritheksim i mohimit të krimeve nga Serbia