Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 26-vjetorin e zhdukjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka konsideruar mungesën e Hotit së një plagë të hapur për kombin.
” Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës, njeriu që e pa pavarësinë e Kosovës si domosdoshmëri historike dhe morale
Më 16 maj 1999, patrioti e intelektuali Ukshin Hoti u rrëmbye dhunshëm nga Burgu i Dubravës dhe që nga ajo ditë asnjë gjurmë për të.
Një mendje brilante, një shpirt i lirë dhe një vizionar i pashoq i çështjes kombëtare. Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës, njeriu që e pa pavarësinë e Kosovës si domosdoshmëri historike dhe morale.
Ai është kujtesë, mësim dhe sfidë për të sotmen tonë, ndaj zbardhja e fatit të tij është obligim i yni i vazhdueshëm”, shkruhet tutje në postimin e presidencës.